“Santiago Bernabeu” drejt transformimit në 5 yje

 

Real Madrid vazhdon me planet për zgjerimin edhe rimodelimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, duke iu përshtatur kërkesave të kohës, për të merituar plotësisht 5 yjet dhe për t’u kthyer në një prej elitarëve të planetit.

Projekti i zgjerimit do të kthejë atë në stadiumin e tretë më të madh në botë mes atyre me 5 yje. Projekti i ri parashikon që kapaciteti i spektatorëve të shkojë në 93 mijë vende, duke qenë për nga madhësia vetëm pas “Kamp Nou” (98772 spektatorë) dhe “Estadio Azteka” (105000 spektatorë).

Stadiumi i ri spanjoll në këtë mënyrë do të kalojë pjesën më të madhe të stadiumeve të njohura në botë. Stadiumi i ri “Uembli” ka një kapacitet prej 90000 spektatorësh, “Xhuzepe Meaca” ka 87500, “Olimpiko” i Romës ka 85000, “Soker Siti” ka 84490, “Stad De France” ka 81000 dhe “Iduna Park” i Dortmund ka 81000 spektatorë. (ZonaSportive.Com)

1349013918_extras_albumes_0
1349014309_extras_albumes_0
1349014291_extras_albumes_0
1349014265_extras_albumes_0
1349014238_extras_albumes_0
1349014217_extras_albumes_0